
Ditën e martë, më datë 30.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.28/2020 datë 10.07.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 231, datë 29.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.