Ditën e mërkurë, më datë 31.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.1/2020 datë 08.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 202, datë 06.11.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.