Ditën e martë, më datë 27.04.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 53/2019, datë 25.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019 për subjektin e rivlerësimit Petrit Çano.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.