Më datë 13.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:     Natasha Mulaj

Relatore:        Albana Shtylla

Anëtarë:         Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz