Më datë 13.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit nr. 184, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:     Ardian Hajdari

Relator:        Sokol Çomo

Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz