Sot, më datë 20.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 54/2019, datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit nr. 177, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Ina Rama.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 54/2019, datë 28.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla     

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj