Sot, më datë 20.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 60/2019, datë 22.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysni Vata kundër vendimit nr. 195, datë 09.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Ina Rama.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 60/2019, datë 22.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:       Ardian Hajdari

Relatore:        Albana Shtylla          

Anëtarë:         Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz