Më datë 08.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz