Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 19/2021, datë 19.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.
Sot, në datën 29.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo