Ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.50/2019 datë 14.10.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.