Ditën e hënë, më datë 17.05.2021, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.31/2019 datë 13.06.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019.

Trupi gjykues, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në dhomë këshillimi për ditën e martë, më datë 25 maj 2021, në orën 10:00, në pritje të rezultateve të hetimit administrativ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.