Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 344, datë 11.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani (Nuni).

Sot, në datën 20.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:     Albana Shtylla

Relator:        Ardian Hajdari

Anëtarë:       Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz