Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.05.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2019, datë 13.06.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit nr. 109, datë 19.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 10.06.2021, ora 09:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Irma Balli, të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e saj.

 Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

 Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.