
Ditën e martë, më datë 06.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2021 datë 11.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.