Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 10.06.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli (JR) 31/2019, datë 13.06.2019, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 109, datë 19.02.2019.
Subjekti i rivlerësimit Irma Balli u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet e saj ndaj vendimit nr. 109, datë 19.02.2019, sipas të cilit, “subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e kriterit të pasurisë”. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues lejoi marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Balli, në mbështetje të pretendimeve të saj.
Pasi disa pyetjeve sqaruese të kryesueses dhe relatorit të çështjes drejtuar subjektit të rivlerësimit lidhur me çështjen dhe pas deklarimit të znj. Balli se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor.
Në kërkimin përfundimtar, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që bazuar në ligj dhe në provat e depozituara, të deklarojë kalimin e testit të besueshmërisë sa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë për subjektin e rivlerësimit Irma Balli.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore, me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, më datë 15.06.2021, ora 14:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.