Ditën e martë, më datë 13.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.54/2019 datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.