Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2021, datë 04.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi kundër vendimit nr. 351, datë 25.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 11.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo