Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit nr. 367, datë 16.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo