Ditën e enjte, më datë 15.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.60/2019 datë 22.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.