Më datë 01.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 61/2019, datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit nr.170, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2019, datë 10.12.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:       Ardian Hajdari

Relatore:         Ina Rama

Anëtarë:         Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz