Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.07.2021, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020].
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili kishte njoftuar Kolegjin që për arsye objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë dhe kërkonte shtyrjen e saj për një kohë të përshtatshme.
Në përgjigje të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 08.07.2020, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.