Ditën e martë, më datë 27.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.8/2020 datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.