Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit nr. 369, datë 21.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 21.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla