Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mosprezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij.

Pas bërjes me dije të të gjitha momenteve procedurale të ndërmarra nga Kolegji për njoftimin e subjektit të rivlerësimit lidhur me gjykimin e çështjes së tij në Kolegj, në kushtet kur subjekti i rivlerësimit nuk u paraqit në seancën e sotme gjyqësore dhe kur nuk ka kryer asnjë komunikim me Kolegjin nëpërmjet adresës së tij elektronike, trupi gjykues vendosi:

T’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaratën e pasurisë vetting, sipas shtojcës 2 të ligjit 84/2016, për të saktësuar adresën elektronike të deklaruar nga vetë subjekti i rivlerësimit për qëllim të këtij procesi dhe për të kryer veprimet procedurale të radhës nëpërmjet kësaj adrese elektronike.

Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 13.09.2021, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.