Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 29.07.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 3/2020, datë 14.01.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se, pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor në seancën e datës 16.07.2021, trupi gjykues u tërhoq për vendimmarrje lidhur me çështjen. Gjatë bisedimeve, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 16.07.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë, për t’i marrë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit informacion të përcjellë nga Vodafone Albania, nëpërmjet një shkrese të datës 26.04.2019, në funksion të shqyrtimit gjyqësor të çështjes.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore do të shtyhet për në datën 03.08.2021, ora 9:00. Në këtë seancë, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me dokumentin, nëse do t’u jetë vënë në dispozicion paraprakisht nga Kolegji.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.