Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 42/2021, datë 27.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Sot, në datën 30.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla