Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit kundër vendimit nr. 395, datë 08.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Stoja.

Sot, në datën 02.08.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz