Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 86/2021, datë 30.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saemira Hila kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 473, datë 05.11.2021.
Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz