
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 55/2023, datë 24.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 55/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 28.10.2025, në Tiranë.
