
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar, shqyrtimin e çështjes (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit nr. 560, datë 14.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.
