Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik, me subjekt rivlerësimi Laurent Fuçia, kundër vendimit nr. 632, datë 08.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.