Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 41/2023, datë 13.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 666, datë 25.05.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 666, datë 25.05.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 11.11.2025, në Tiranë.