Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2023, datë 30.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Vladimir Skënderi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 690, datë 24.07.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 690, datë 24.07.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Vladimir Skënderi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 17.11.2025, në Tiranë.