Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 44/2023, datë 05.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 694, datë 10.08.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 19.11.2025, në Tiranë.