Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 717, datë 23.11.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 717, datë 23.11.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 20.11.2025, në Tiranë.