
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 793, datë 04.09.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.
