Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 768, datë 31.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në pikën 6 të nenit 4 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në shkronjën “b” të nenit 451 dhe nenin 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 34/2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit  nr. 768, datë 31.05.2024,  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 05.02.2026, në Tiranë.