
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit dhe të subjektit të rivlerësimt kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.02.2026.
