Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicw votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 698, datë 15.09.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 27.02.2026, në Tiranë.