Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 49 – 31/ 2018, datë 19.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Bujar Hoti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 22, datë 16.09.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Bujar Hoti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 22, datë 16.09.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.