Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 2 – 19/ 2021, datë 19.02.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Elbana Lluri për rishikimin e vendimit (JR) nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkueses Elbana Lluri për rishikimin e vendimit (JR) nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.