
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 21 – 4/ 2019, datë 25.11.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.
