
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 22 – 43/ 2019, datë 10.02.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Shkëlzen Cena për rishikimin e vendimit (JR) nr. 36, datë 16.12.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Shkëlzen Cena për rishikimin e vendimit (JR) nr. 36, datë 16.12.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.
