Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 25 – 54/ 2019, datë 17.12.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Agolli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 19, datë 13.07.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Alfred Agolli, për rishikimin e vendimit (JR) nr. 19, datë 13.07.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.