Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eneida Civici.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.12.2020.