Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2021 datë 14.01.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete, kundër vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.03.2021.