|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|
Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | 1 | 2 | 3 | 4 |
5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
12 - Seancë publike
All day 2026.01.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, kryesuesja e seancës bëri me dije se trupi gjykues është njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të cështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Po në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, në funksion të përgatitjes së një kërkimi përfundimtar të qartë e objektiv, i është drejtuar zyrtarisht organit ligjzbatues për t’u njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, gjë që nuk është mundësuar ende për shkaqe të pavarura prej tij. Për këtë arsye z. Klodjan Braho kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore në një datë të arsyeshme, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues. Seanca publike e radhës do të zhvillohet në datën 12.01.2025, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 13 | 14 - Dhomë këshillimi
All day 2026.01.14 Ditën e mërkurë, më datë 14.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2024, datë 30.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petref Asllani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 761, datë 14.05.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 15 - Dhomë këshillimi
All day 2026.01.15 Ditën e enjte, më datë 15.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 792, datë 04.09.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 16 - Seancë publike
All day 2026.01.16 Ditën e premte, më datë 16.01.2026, ora 09:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 17 | 18 |
19 - Seancë publike
All day 2026.01.19 Ditën e hënë, më datë 19.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 768, datë 31.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 20 - Seancë publike
All day 2026.01.20 Ditën e martë, më datë 20.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2026.01.20 Ditën e martë, më datë 20.01.2026, ora 12:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 756, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
26 - Seancë publike
All day 2026.01.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që, pas konstatimit të mangësive të përsëritura profesionale nga ana e subjektit të rivlerësimit, pati vendosur pezullimin e tij nga detyra dhe detyrimin për të ndjekur trajnimin 1- vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Z. Klodjan Braho deklaroi se nga analiza e akteve në dosje rezulton se subjekti i rivlerësimit ka dështuar të arrijë qoftë dhe nivelin minimal të kualifikimit për këtë kriter dhe se problematikat janë të tilla, që duhej aplikuar masa e shkarkimit nga detyra. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vlerësoi gjithashtu se janë evidentuar sjellje të subjektit të rivlerësimit jashtë ushtrimit të funksionit në raport me zbatimin e ligjit, që cenojnë etikën e magjistratit, të cilat z. Braho i kërkoi Kolegjit t’i marrë në konsideratë në vlerësim të përgjithshëm të çështjes. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan ankimin, duke deklaruar se mangësitë teknike të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës kanë qenë teknike dhe jo vetëm që nuk kanë prodhuar pasoja në hetimin e procedimeve penale, por nuk janë të tilla që të kenë cenuar besimin e publikut tek drejtësia apo që të mund të justifikojnë kërkimin e masës së shkarkimit nga detyra. Subjekti i rivlerësimit deklaroi gjithashtu, se trajnimi i kryer në Shkollën e Magjistraturës ka rritur aftësitë e tij profesionale në funksion të ushtrimit të detyrës. Z. Gjergji Tako dha shpjegime të detajuara për secilin prej procedimeve penale pjesë të ankimit, duke depozituar akte të reja në mbështetje të pretendimeve të tij, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se vetëm një denoncim, ai i shtetasit A. L ka shkaqe për hetime të mëtejshme dhe i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor në këtë kuadër. Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatorit të çështjes lidhur me veprimet procedurale të ndërmarra prej tij lidhur me procedimin penal të trajtuar në këtë denoncim. Trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke marrë në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit si dhe të mos vijojë me hetimin e denoncimeve të paraqitura në Kolegj për të cilat nuk plotësohen kriteret e nenit 53 të ligjit nr. 84/2016. Trupi gjykues vendosi të hetojë vetëm lidhur me denoncimin e shtetasit A. L, duke i kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nga Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë aktet procedurale që lidhen me një procedim penal në ngarkim të këtij shtetasi. Në funksion të pritjes së përgjigjes nga institucionet e sipërcituara, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 26.01.2026, në orën 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2026.01.26 Ditën e mërkurë, më datë 26.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 786, datë 18.07.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 27 | 28 | 29 - Seancë publike
All day 2026.01.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.11.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se Kolegji ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale për njoftimin e subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka me qëllim pjesëmarrjen e tij në seancë, por ky i fundit, ka lajmëruar zyrtarisht Kolegjin se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, palët konfirmuan njohjen me aktet e sjella në Kolegj nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në kushtet kur vijon gjykimi i një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit shtyrjen e seancës me qëllim marrjen e akteve si më poshtë në formën e kërkuar nga ligji: - Aktet që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka;
- Vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në pritje të akteve të mësipërme, seanca gjyqësore u shty për në datën 29.01.2026, ora 10.00. Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 30 | 31 | Shkurt |