Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në mbështetje të VKM-së nr.47, datë 22.01.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;

  • Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore”, me kontratë të përkohshme, në mbështetje të VKM-së nr. 47, datë 22.01.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020 në njësitë e qeverisjes qëndrore”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

  • Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 qershor 2020 deri më 22 qershor 2020 në një nga format e përcaktuara më poshtë: 

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 22 qershor 2020, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 qershor 2020 deri më 22 qershor 2020 në adresën: rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.