Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit“:

  • Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Këshilltar Ligjor” me afat sa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Njësinë e Shërbimit Ligjor.
  • Rishpall 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit në Njësinë e Shërbimit Ligjor.
  • Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist për Pritjen me Popullin” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “KËSHILLTAR LIGJOR” NË NJËSINË E SHËRBIMIT LIGJOR:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  2. Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal;
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;
  5. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “DREJTOR” NË DREJTORINË EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE :

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST PËR PRITJEN ME POPULLIN” NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË ÇËSHTJEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME MEDIAN DHE PUBLIKUN:

  1. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME:

  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë: 

  • Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë.
  • Aplikimi në rrugë postare për pozicionin “Këshilltar Ligjor” duhet të kryhet brenda datës 7 shkurt 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 janar 2019 deri 7 shkurt 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

  • Aplikimi në rrugë postare për pozicionet “Drejtor” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe për pozicionin “Specialist për Pritjen me Popullin” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun duhet të kryhet brenda datës 2 shkurt 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 janar 2019 deri 2 shkurt 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.