Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar:

– Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Finance/Buxheti” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCE/BUXHETI”:

a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” në Shkencat Ekonomike;

b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

– Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TË PARË PËR “SPECIALIST IT”:

a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor ose Profesional” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.

b- Të ketë të paktën 2 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

c- Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK.

d- Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime në fushën IT.

e- Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to.

f- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

· Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.

· Bazuar në vendimin nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar, kategoria e pagës për pozicionin “Specialist Finance/Buxheti” dhe për pozicionin “Specialist IT” i parë është III-b.

· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.

· Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 19 prill 2023 deri 3 maj 2023, në një nga format e dhëna më poshtë:

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 3 maj 2023, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 19 prill 2023 deri 3 maj 2023, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;

5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;

7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;

8. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.